Fillon vaksinimi për personat që kryejnë dializë

Nga Exit News
Fillon vaksinimi për personat që kryejnë dializë

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë me dije, përmes një postimi në rrjetin Facebook, se ka filluar vaksinimi i të gjithë personave që kryejnë dializën në QSUT.

Ajo shtoi se janë mbi 1200 persona dializant në të gjithë territorin, për të cilët po bëhen përgatitje që të vaksinohen në qendrat e dializës, në spitalet publike e jopublike.

Manastiriu bëri me dije se me rekomandimin e mjekëve do të vaksinohen edhe personat që kanë kryer transplant dhe ata me sëmundje kronike të riakutizuara apo  kancerogjene.

Është e rëndësishme për të theksuar se nevojitet gjithmonë rekomandimi i mjekëve…,” shtoi ajo.

Më herët Manastirliu tha se vaksinimi masiv është përqëndruar te personat mbi 60 vjeç dhe vazhdohet për çdo fashë me rend zbritës, në varësi të qëndrave lokale shëndetësore.

Ajo njoftoi se aktualisht po përfundon vaksnimi i forcave të rendit dhe se brenda ditës do të përfundojnë 270 mijë vaksinime ne total.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>