Në fillim të muajit nëntor 2017 filloi procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Rivlerësimi do të kryhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit [KPK] dhe do të fillojë të rivlerësojë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Prokurorin e Përgjithshëm, me radhë njëri pas tjetrit.
I tërë procesi do të monitorohet dhe mbështetet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM).
Deri më sot, janë përzgjedhur për rivlerësim:
-35 dosje të Gjykatës kushtetuese dhe të Lartë, të cilat do të vlerësohen nga Inspektoriati i KLD-së dhe më pas do ti përcillen KPK-së;
-6 gjyqtarë të Gjykatës së Tiranës;
-2 gjyqtarë të Gjykatës së Krimeve të Rënda;
-4 prokurorë nga Prokuria e Tiranës.
Më pas procesi do të vazhdojë me vlerësimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe të Prokurorisë.
Kundër vendimit të Komisionit mund të paraqesin ankesë Komisonerët Publik dhe Kolegji i Apelimit në Gjykatën Kushtetuese. Komisionerët Publik veprojnë në mbrojtje të interesit publik ndërsa Kolegji Apelimit shqyrton ankesat e subjekteve të rivlerësuar nga Komisioni. Përpilimi i ankesës kundër vendimit të KPK-së kryhet sipas procedurave të përcaktuara në Aneksin C(2) të Kushtetutës.