Filmi ‘Cirku Fluturues’ nga Kosova fiton çmimin e debutit në Festivalin e Filmit Cottbus

Filmi ‘Cirku Fluturues’ nga Kosova fiton çmimin e debutit në Festivalin e Filmit Cottbus

Filmi “Cirku Fluturues” nga regjisori Fatos Berisha nga Kosova ka fituar të shtunën çmimin për filmin më të mirë nga një regjisor debutues në edicionin e 30-të të Festivalit të Filmit Cottbus.

Filmi tregon historinë e katër aktorëve teatri, të cilët gjatë Luftës së Kosovës vendosin të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në një festival teatri dhe për të vënë në skenë shfaqjen e tyre “Cirku Fluturues”.

Qëllimi i tyre i vërtetë është të takojnë idhullin e tyre Michael Palin, aktorin britanik të grupit Monty Phyton, i cili pritet të jetë në Shqipëri.

Filmi është një komedi absurde e bazuar në ngjarje të vërteta. Ai është prodhim i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Festivali i 30-të i Filmit Cottbus u zhvillua midis datave 8 dhe 13 dhjetor 2020.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>