Finalja e Champions League mbahet me tifoza në Porto

Nga Exit News
Finalja e Champions League mbahet me tifoza në Porto

Finalja e Ligës së Kampionëve në mes të ekipeve Chelsea dhe Manchester City do të mbahet më 29 maj në Portugali me 6,000 tifozë nga secili klub.

Ndeshja ishte parashkuar të zhvillohej në Turqi, por për shkak të kufizimeve kundër koronavirusitu zhvendos ne Porto.

Portugalia është në listën e gjelbër të Anglisë, andaj lojtarët dhe tifozët mund të marrin pjesë në këtë organizim, pa pasur nevojë që t’i nënshtrohen karantinës gjatë kthimit.

Turqia aktualisht është në listën e kuqe.

Finalja ishte planifikuar që të mbahej në Stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll.

“Privimi i përkrahësve nga mundësia për të parë ndeshjen fizikisht, nuk ishte opsion dhe unë jam i kënaqur që ky kompromis është gjetur”, u shpreh presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit, Aleksander Ceferin.

Kjo është viti i dytë me radhë që finalja e Ligës së Kampionëve do të mbahet në Portugali.

Vitin e kaluar finalja është mbajtur në Lisbon, derisa kampion është shpallur ekipi Bayern Munich.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>