Financieri i Habilajve, Nezar Seiti lirohet nga burgu, vendoset në “arrest shtëpiak”

Financieri i Habilajve, Nezar Seiti lirohet nga burgu, vendoset në “arrest shtëpiak”

Gjykata e Katanias ka vendosur lehtësimin e masës së sigurisë për Nezar Seitin, financierin e bandës Habilaj, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpiak”.

Nazer Seiti u arrestua më 19 tetor 2017 gjatë aksionit të policisë në Babicë të Vlorës, ku u kapën 4,5 tonë kanabis. Nazer Seiti ka pranuar lidhjet familjare me vëllezërit Habilaj, por nuk ka pranuar të flasë për akuzat për bashkëpunim në trafikimin e lëndëve narkotike. Nga hetimet e prokurorisë shqiptare dhe asaj italiane, janë bërë publike disa përgjime ku Seiti flet me Moisi Habilajn për të liruar nga burgu një të dënuar me nofkën “Maloku” në këmbim të 200 mijë eurove. Po nga përgjimet është zbuluar se Seiti blinte gomonet për transportin e drogës dhe kujdesej për “financat” e bandës.

Megjithëse nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe nën masën e sigurisë “arrest me burg” në Shqipëri, Nezar Seiti u ekstradua në Itali më 25 janar 2018, në shkelje të ligjit.

Në Katania, Seiti bashkë me Moisi Habilajn dhe gjashtë persona të tjerë po përballen me akuzat për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndërkohë në Shqipëri ish-ministri Tahiri akuzohet si bashkëpunëtori i tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>