Tridhjetë e katër vjeçarja Sanna Marin pritet të bëhet kryeministrja më e re në moshë dhe drejtuese e një koalicioni të udhëhequr nga gra në Finlandë.
Zonja Marin, ish-Ministre e Transportit, do të bëhet Kryeministre pasi Kryetari i Partisë Social-Demokrate Antti Rinne dha dorëheqjen dhe ia besoi asaj detyrën. Ajo pritet të betohet këtë javë dhe do të udhëheqë një koalicion të përbërë nga 5 parti të qendrës së majtë të drejtuara nga gra.
- Sanna Marin, 34-vjeçe, Partia Social-Demokratike
- Li Andersson, 32-vjeçe, Aleanca e Majtë
- Katri Kulmuni, 32-vjeçe, Partia e Qendrës
- Maria Ohisalo, 34-vjeçe, Lidhja e Gjelbër
- Anna-Maja Henriksson, 55-vjeçe, Partia Suedeze Popullore e Finlandës.
Finlanda aktualisht mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian dhe parlamenti pritet ta votojë qeverinë e re përpara samitit që mbahet në Bruksel më 12 dhjetor.
Sanna Marin u rrit në një familje të komunitetit LGBT. Ajo ishte e para e familjes e cila kreu universitetin. U diplomua për Politika Administrative dhe bëri karrierë të shpejtë në strukturat e Partisë Social Demokrate duke udhëhequr drejtimin e qytetit Tampere.
Zonja Marin do të jetë kryeministrja e tretë në historinë e Finlandës. Partia e saj, PSD, fitoi në prill shumicën e mjaftueshme të votave për të kryesuar qeverinë. Antti Rinne dha dorëheqjen pas protestave që nisën prej vendimit të tij për të shkurtuar pagat e punonjësve të postës.
Nën drejtimin e Senna Marin, qeveria nuk pritet të ndryshojë shumë pasi programi është votuar më parë nga koalicioni.