Finlanda me Kryeministren më të re në botë

Nga Stafi Exit
Finlanda me Kryeministren më të re në botë

Tridhjetë e katër vjeçarja Sanna Marin pritet të bëhet kryeministrja më e re në moshë dhe drejtuese e një koalicioni të udhëhequr nga gra në Finlandë.

Zonja Marin, ish-Ministre e Transportit, do të bëhet Kryeministre pasi Kryetari i Partisë Social-Demokrate Antti Rinne dha dorëheqjen dhe ia besoi asaj detyrën. Ajo pritet të betohet këtë javë dhe do të udhëheqë një koalicion të përbërë nga 5 parti të qendrës së majtë të drejtuara nga gra.

  • Sanna Marin, 34-vjeçe, Partia Social-Demokratike
  • Li Andersson, 32-vjeçe, Aleanca e Majtë
  • Katri Kulmuni, 32-vjeçe, Partia e Qendrës
  • Maria Ohisalo, 34-vjeçe, Lidhja e Gjelbër
  • Anna-Maja Henriksson, 55-vjeçe, Partia Suedeze Popullore e Finlandës.

Finlanda aktualisht mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian dhe parlamenti pritet ta votojë qeverinë e re përpara samitit që mbahet në Bruksel më 12 dhjetor.

Sanna Marin u rrit në një familje të komunitetit LGBT. Ajo ishte e para e familjes e cila kreu universitetin. U diplomua për Politika Administrative dhe bëri karrierë të shpejtë në strukturat e Partisë Social Demokrate duke udhëhequr drejtimin e qytetit Tampere.

Zonja Marin do të jetë kryeministrja e tretë në historinë e Finlandës. Partia e saj, PSD, fitoi në prill shumicën e mjaftueshme të votave për të kryesuar qeverinë. Antti Rinne dha dorëheqjen pas protestave që nisën prej vendimit të tij për të shkurtuar pagat e punonjësve të postës.

Nën drejtimin e Senna Marin, qeveria nuk pritet të ndryshojë shumë pasi programi është votuar më parë nga koalicioni.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>