Firma Ligjore Boga & Associates e para në vend për këshillimin e korporatave të huaja

Nga Exit News
Firma Ligjore Boga & Associates e para në vend për këshillimin e korporatave të huaja

Firma Ligjore Boga & Associates është renditur në vend të parë në Shqipëri si firma më e mirë ligjore për korporatat, në rankimin e përvitshëm bërë nga The Legal 500.

Po ashtu, avokati Genc Boga është renditur në vend të parë të listës ndër drejtuesit më të suksseshëm të firmave ligjore.

Prej 33 vjetësh, The Legal 500, një nga dy direktoritë globale më të rëndësishme në industrinë ligjore, analizon aftësitë e firmave ligjore në të gjithë botën, përmes një procesi kërkimor gjithëpërfshirës.

The Legal 500 vlerëson pikat e forta të firmave ligjore në mbi 150 juridiksione.

Renditja bazohet në një seri kriteresh, por thënë thjesht, ajo nxjerr në pah ekipet ligjore që ofrojnë këshillimet më të përparuara dhe inovative për korporatat.

Kërkimi i The Legal 500 bazohet në deklaratat e 300 mijë kompanive kliente në të gjithë botën, intervista me avokatë kryesorë të praktikave private dhe një ekip studiuesish që kanë përvojë të gjatë në tregun ligjor.

Firma ligjore Boga & Associates, e themeluar që në vitin 1994, është e specilizuar për të ofruar ekspertizë në fushat ligjore, tatimore dhe kontabël.

Boga & Associates punon dhe në Kosovë, duke ofruar  gamën e plotë të shërbimeve të saj dhe atje.

Përveç këshillimit ligjor, firma ofron gjithashtu ekspertizë të konsiderueshme në shërbimet e taksave dhe kontabilitetit, me një reagim të shpejtë ndaj ndryshimeve të shpeshta në mjedisin e biznesit shqiptar dhe atë të Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>