Firmat e famshme të modës rrezikojnë të mos hapin dyqanet pas koronavirusi

Nga Exit News
Firmat e famshme të modës rrezikojnë të mos hapin dyqanet pas koronavirusi

Industria e modës ka nisur punën, por është larg shifrave të zakonshme të shitjes si për dyqanet e vogla, si për markat e luksit dhe për dyqanet e mëdha.

“Në fund të shkurtit me shpërthimin e koronavirusit, njëri pas tjetrit të gjitha firmat mbyllën dyqanet dhe fabrikat. Telefoni nuk binte më. Befas çdo gjë ndaloi”, thotë për New York Times pronari i një biznes familjar “Pino Grasso Ricami”, i cili qendis pëlhurat e përdorura nga Giorgio Armani, Valentino, Etro dhe Prada, në një apartamen në Milano.

“Gati tre muaj më vonë, ka rifilluar hapja dhe njerëzit janë kthyer në punë, por puna ende nuk ka ardhur. Porositë janë 80 për qind më pak.mAskush nuk do të shpenzojë para, ne jemi të shtrenjtë dhe shumë firma po shohin për vende të lira si India. Ne do të luftojmë, por do të duhet shumë që nëj biznes si i joni të mbijetojë”, sqaron një artizan tjetër në Milano.

Kështu për shembull një atelie në Milano, ka nisur punën por pavarësisht mbështetjes nga qeveria, sërish duhen më shumë para për të nsiur punën.

Kjo ka qënë një nga periudhat më të vështira tha drejtori i Pradës, Patrizion Bertelli. Kompania ka mbyllur pjesën më të madhe të dyqaneve në të gjithë botën, dhe ka hapur fabrikat e prodhimit vetëm për prodhimin e maskave mbrojtëse.

Salvatore Ferragamo, i cili financoi dy spitale në Firenze dhe dhuroi 50 mijë dezinfektantë duarsh, mbylli rrjetin e dyqaneve në botë, shitjet u ulën me 30 për qind, dhe ka filluar bisedimet për uljen e qirave të dyqaneve.

Drejtoresha e Ferragamos, Micaela Le Divelec Lemmi tha se kompania duhet të gjej një mënyrë për të nxjerr koleksionin e vjeshtës në dyqane, dhe ndërkohë të përballet me stokun e lartë të mallit të pashitur nga 2020.

Bonotto, bënë 2 milionë metra copë në vit për klientët si Chanel, Gucci dhe Louis Vuitton, 200 punëtorët u kthyen në punë para tre javësh në fabrikën afër Vicenzës, me maska e doreza dhe sipas një protokolli të caktuar të distancimit social.

“Ne duam të kthehemi më të fortë se sa më parë, pavarësisht faktit se shumë porosi janë anulluar gjatë javëve të kaluara”, tha Giovanni Bonotto, drejtori artistik.

Kompanitë italiane të modës po kthehen ngadalë në punë, pas një sezoni ku shitjet u ulën me 70 për qind, sipas Mckinsey. Ajo sjell 165 bilionë euro në vit të ardhura, dhe është e ndërtuar mbi një rrjet të ndërthurrur stilistësh, prodhuesish, shpërndarësish dhe shitësish, të vegjël dhe të mëdhenj, dhe për këto kompani e ardhmja nuk është dukur kurrë kaq e paqartë.

Sipas parashikimeve, industria e prodhimit në Itali pritet të ulet me 40 për qind, sepse përveç artizanëve, stilistëve e shpërdarësve, nuk do të punojnë më edhe fabrikat e vogla të prodhimit të lëkurës, materialeve metalike, shollave te këpucëve, etj.

Prodhimi i koleksioneve të modës nga markat e mëdha është shtyrë ose është pezulluar si pasojë e ndalimit të shfaqjes së modës në korrik në Paris dhe të javëve të modës në shtator.

Si pasojë e këtyre vendimeve, uljes së numrit të turistave, dhe shumë vendas që nuk duan të shpenzojnë, shumë dyqane do të detyrohen të mbyllen ose të shesin shumë nën kosto produktet.

Industria e modës në Itali po rivlerësonte ndikimin në shoqëri dhe në mjedis përpara pandemisë. Por kriza e përshpejtoi kalimin nga firmat mesatare të pavarura italaine të lluksit drejt kompanive të mëdha franceze si Kering dhe LVMH që kanë më shuëm burime financiare dhe më shumë fleksibilitet në furnizimin në botë.

 

Botuar në The New York Times/Përshtatur nga Exit News

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>