Fituesi i Eurovision-it del negativ në testin e drogës

Nga Exit News
Fituesi i Eurovision-it del negativ në testin e drogës

Këngëtari kryesor i grupit italian që fitoi në Eurovisionin doli negativ në testin e drogës.

Organizatorët e festivalit deklaruan se këngëtari Damiano David nuk ka konsumuar drogë gjatë festivalit.

“Asnjë përdorim droge nuk ndodhi në Dhomën e Gjelbër dhe ne e konsiderojmë çështjen të mbyllur”, pohuan ata.

Maneskin fituan Eurovisionin me këngën “Zitti e Buoni” duke përfaqësuar Italinë.

Spekulimet në rrjetet sociale nisën pasi këngëtari shfaqej në një moment gjatë shfaqjes duke përkulur kokën në tavolinë në mënyrë të dyshimtë.

Kur u pyet gjatë një konferencë për shtyp pas fitores, David tha se ai kishte parë poshtë sepse kitaristi Thomas Raggi kishte thyer një gotë.

Grupi gjithashtu reagoi në Instagram, duke thënë se ata ishin të tronditur dhe nuk e tolerojnë përdorimin e drogës:

“Ne me të vërtetë jemi KUrogës dhe kurrë nuk kemi përdorur kokainë. Ne jemi gati të testohemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur.”, thuhet në postimin e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>