Fjalimi i fitores, Rama kërkon bashkëpunim me PD

Nga Exit News
Fjalimi i fitores, Rama kërkon bashkëpunim me PD

Kryeministri Edi Rama po mban në sheshin Skëndërbej fjalimin fitores, teksa shpalli fitoren e PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij ai i kërkoi disa herë Partisë Demokratike bashkëpunim.

Ai tha se kushdo që do e drejtojë PD ftesa e tij për bashkëpunim mbetet e hapur, për të dërguar përpara projektet dhe integrimin europian.

“Lulzim Basha dhe PD bënë fushatën më të mirë në historinë e humbjeve të tyre. Ata ishin më skuadër se në të gjitha herët e tjera dhe përtej ndonjë eksesi tradicional, gjëra që e dëmtuan dhe dëmtojnë forcën e tyre, demokratët ishin kundërshtarët jo aq të lehtë këtë herë, që meritojnë respektin tonë”, tha Basha.

Ai foli për drejtimet politike majtas dhe djathtas dhe tha se “jemi shqiptarë dhe jo socialistë e demokratë”.

“Unë dua të jem kryeministri i gjithë shqiptarëve, jo vetëm i atyre që më dhanë mandatin e tretë. Duam të jem edhe i demokratëve, jo vetëm i socialistëve, unë dua që Shqipëria të ngjitet në majën, ku Zoti e deshi”, tha Rama.

Mandatin e tretë dua tja kushtoj bashkimit dhe jo ndasive, tha Rama.

Ai tha se politika i ka ndarë por ajo edhe mund t’i bashkojë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>