Fjala e Kryetarit Rama në Asamblenë e PS-së – Pikat kryesore

Fjala e Kryetarit Rama në Asamblenë e PS-së – Pikat kryesore

Sot, Partia Socialiste po zhvillon mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, e cila do të diskutojë dhe miratojë, ndër të tjera, ndryshimet e statutit të partisë.

Fjalimin kryesor në Asamble e ka mbajtur Kryetari i PS-së Edi Rama.

Më poshtë janë disa nga deklarimet më të rëndësishme që ai bëri gjatë fjalës së tij.

Shkeljet e Statutit të Partisë Socialiste

  • “Që statuti nuk është respektuar, kjo nuk ka vend për diskutim. Përse nuk është respektuar, këtë se themi dot.”
  • “Nuk patëm kohë të merremi me zgjedhjet e partisë, pasi kur morëm çelësat e qeverisë e gjetëm vendin në kushtet e emergjencës, nuk e gjetëm fushë me lule.”
  • “Mandati im si kryetar i Partisë Socialiste është marrë me parimin “një anëtar, një votë”, ndaj s’mund të rinovohet apo ndalohet me votën e asamblesë. Le ta vendosin socialistët e gjithë Shqipërisë fatin e mandatit tim me referendum. Të pyeten ata a duhet të ndërpritet mandati im apo jo.”

Futjen e njerëzve më lidhje kriminale në Kuvend

  • “Armiqtë duan të na baltosin se kemi sjellë kriminelë në Parlament, por e vërteta është që kemi sjellë më shumë gra.”
  • “Problemi i madh nuk është dekriminalizimi por kriminalizimi. Nuk janë 19 deputetët imagjinarë që krijoi PD por denoncimet e paskrupullta ndaj çdo ideje që hapet një rrugë të re. Nuk kundërshtohet ideja, por baltoset njeriu.”

Për dhunën verbale ndaj deputetit Blushi në Elbasan

  • “Fishkëllima të pasjellshme.”
  • “Më mirë të mos ndodhte, por asgjë nga këto nuk e bën më të vogël vlerën e punës së madhe që qeverisja po bën për vendin.”
  • “Edhe kur fishkëllehemi padrejtësisht nuk i fshehim gabimet tona pas fishkëlluesve. Kjo quhet përgjegjshmëri ndaj interesave.”

Për arritjet e qeverisë

  • “PS është e vetmja forcë udhëheqëse e këtij vendi. Reformat e ndërmarra prej nesh po i hapin Shqipërisë një rrugë të re. Por, disa parti dhe grupe interesi ilegjitime po mundohen të pengojnë më çdo mënyrë këtë rrugë të re.”
  • “Në këto dy vjet e gjysëm, kemi shtruar 207 kilometër rrugë, ky është fakt, jo 0, ky është opinion.”
  • “PD, në tetë vjet, dha 895 milionë lekë për pagesat e papunësisë. Ne, në dy vjet e gjysëm, dhamë 905 milionë lekë.”
  • “PD, në tetë vjet, dha 150 milionë dollarë për ndihmën ekonomike për të varfërit. Ne, në dy vjet e gjysëm. dhamë 210 milionë dollarë.”
  • “Pagat mesatare dhe të ulta janë rritur me 7,5 për qind.”
  • “Zeruam taksën për biznesin e vogël.”
  • “170 mijë më shumë të punësuar se në fund të 2013.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>