Fleckenstein e Kukan përshendesin miratimin e ligjit të dekriminalizimit

Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan përshendetën sot miratimin e ligjit të dekriminalizimit nga Kuvendi. Me anë të një letre drejtuar Kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha, eurodeputetët shprehen se me këtë ligj, Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt Bashkimit Europian.

Ata kërkuan bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës dhe për implementimin sa më të shpejtë e efikas të ligjit. Në fund, dy raportuesit e Shqipërisë në BE, shprehën mbështetjen e tyre dhe për vazhdimin e bisedimeve për reformën në drejtësi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>