Fluturimet drejt Greqisë kërkojnë plotësimin e një formulari 24 orë përpara udhëtimit

Nga Exit News
Fluturimet drejt Greqisë kërkojnë plotësimin e një formulari 24 orë përpara udhëtimit

Aeroporti i Rinasit njofton qytetarët që kanë prenotuar biletë fluturimi përmes kompanisë Aegean Ailrines se duke filluar nga data 16 korrik duhet të plotësojnë një formular elektronik 24 orë përpara udhëtimit, përndryshe nuk do të lejohen të fluturojnë.

Pas plotësimit dhe depozitimit online të formularit, pasagjeri do të marrë një kod individual në postën e tij elektronike që i jep autorizim për të shkelur në shtetin grek.

Kjo nuk vlen për qytetarët të cilët kanë fluturime tranzit në Greqi, sipas njoftimit të aeroportit “Nënë Tereza”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>