Fluturimi i parë komercial nga Izraeli drejt Emirateve të Bashkuara Arabe ka prekur tokën.
Ky është konsideruar një hap tjetër drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve pas njoftimit të marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e SHBA-së.
Avioni i linjës ajrore El Al udhëtoi për tre orë, me delegacionin e izraelit dhe zyrtarët amerikanë në bord.
Avioni përshkoi hapsirën ajrore të Emirateve Arabe , që më parë ishte i bllokuar për trafikun ajror të Izraelit.
Ditën e shtunë Emiratet e Bashkuaa Arabe shfuqizuan një ligj që bojkotonte tregtinë me Izraelin, i miratuar në vitin 1972.
Më herët dy vendet hapën linja telefonike direkte për herë të parë mes njëri-tjetrit.