Fluturimi i parë në aeroportin e Kukësit më 18 Prill

Nga Exit News
Fluturimi i parë në aeroportin e Kukësit më 18 Prill

Fluturimi i parë në aeroportin e Kukësit do të realizohet më datë 18 prill, u shpreh ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë një takimi elektoral me banorë të zonës së Kombinatit në Tiranë.

Punimet në aeroportin e Kukësit do të përfundojnë brenda pak ditësh, shtoi ministrja, ndërsa një gjë të tillë e konfirmoi edhe kryeministri Rama, i cili publikoi në Facebook, një foto të pamjes së jashtme të aeroportit.

“O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun mujsh”, shkruan Rama.

Ndërkaq, ministrja Balluku njoftoi se fluturimi i parë do të kryhet nga Air Albania dhe do të ulet në Kukës me 132 pasagjerë.

2 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme