FMN: Ekonomia botërore do të pësojë goditjen më të rëndë që prej Depresionit të Madh

Nga Exit News
FMN: Ekonomia botërore do të pësojë goditjen më të rëndë që prej Depresionit të Madh

“Ekonomia e botës do të përjetojë recesionin më të rëndë që prej Depresionit të Madh, duke ia kaluar edhe krizës financiare të vitit 2008”, parashikon Fondi Monetar Ndërkombëtar në dokumentin e publikuar të martën. Gjithashtu FMN parashikon se:

Përmirësimi i ekonomisë pritet të ndodhë në 2021, por çdo rritje e ekonomisë do të varet nga kohëzgjatja e pandemisë dhe e politikave të vendeve për stimulimin e ekonomisë.

Nëse pandemia zbehet në gjysmën e dytë të vitit, ekomonia e botës mendohet të rritet me 5.8 përqind në 2021 me ndihmën e mbështetjes së dhënë nga qeveritë.

Tregtia botërore e mallrave dhe shërbimeve pritet të ulet me 11 përqind këtë vit por mund të rritet me 8.4 përqind në 2021.

“Vendet duhet të punojnë sëbashku për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe të zhvillojnë një vaksinë dhe terapi për të luftuar sëmundjen. Deri sa të gjendet vaksina ose ilaçi kurues, asnjë vend nuk është i sigurtë nga pandemia”, thekson FMN në raportin e saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>