Ekonomia botërore po rimëkëmbet nga kriza e thellë e koronavirusit, por në disa vende ka shenja të ngadalësimit me rritjen e numrit të infeksioneve. Kështu u shpreh Fondi Ndërkombëtar Monetar në raportin e ri për ekonominë e G20.
Raporti i publikuar një javë përpara mbajtjes së mbledhjes sëudhëheqësve të vendeve të G20, theksoi natyrën e rimëkëmbjes së ekonomisë dhe paralajmëroi diferencat e mëdha mes vendeve që do të krijohen pas pandemisë.
Drejtori i FMN-së Kristalina Georgievavlerësoi se zbulimet e fundit të vaksinës dp të shpëtojnë miliona jetë dhe do të shpëtojnë miliona vende pune.
FMN parashikoi se ekonomia botërore në 2020 do të tkurret me 4.4%, me një rritje globale prej 5.2% në 2021.
Ajo tha se të dhënat e marra nga vendet tregojnë ngritje të ekonomisë, në vecanti SHBA-të po tregojnë përmirësim të ekonomisë më shumë se sa parashikimet në tremujorin e tretë të vitit.
Por FMN paralajmëroi se shpërthimi i infeksioneve të reja, vendosja e masave kufizuese dhe vonesa në zhvillimin e vaksinës do të ulë rritjen ekonomike dhe do të përkeqësojë borxhet e vendeve.
Drejtuesit e OBSH-së nga ana tjetër I bënë thirrje udhëheqësve të G20 të ndihmojnë ekonomikisht dhe politikisht nismën e COVAX për të shpërndarë vaksinën në vendet e varfra.