FMN: Ekonomia shqiptare rrezikohet nga PPP-të dhe borxhi i lartë publik

FMN: Ekonomia shqiptare rrezikohet nga PPP-të dhe borxhi i lartë publik

Fondi Monetar Ndërkombëtar vazhdon të theksojë rrezikun e madh që i vjen ekonomisë shqiptare nga dhënia pa vlerësim e PPP-ve dhe borxhi i lartë publik.

Në raportin e radhës për Shqipërinë, FMN kritikon dhe mjedisin e vështirë për biznesin e sipërmarrjet e huaja, si dhe dobësinë e institucioneve dhe sistemit të drejtësisë.

Më poshtë është një përmbledhje e gjetjeve të FMN-së:

 – Ekonomia shqiptare ka vazhduar të forcohet, me një rritje reale të PBB-së rreth 3.8 për qind (në terma vjetorë) gjatë vitit 2017, duke reflektuar projekte të mëdha nga investimet e huaja direkte dhe investimet në ndërtim. Kjo situatë nuk mund të zgjasë pa një shtytje të konsiderueshme për reformat strukturore.

 – Në ekonominë shqiptare ka rreziqe të larta, që rrjedhin nga borxhi i lartë publik, huatë me probleme në sektorin financiar, dobësi në institucionet publike dhe në sistemin gjyqësor, dhe mungesa e investimeve të reja të mëdha.

 – Ndikimi i PPP-ve në buxhet dhe në qëndrueshmërinë e borxhit duhet të vlerësohet me kujdes.

 – Borxhi publik mbetet ende i lartë, kreditë e këqija po ashtu.

 – Vendi ende nuk është duke përfituar plotësisht nga kostoja e ulët e punës dhe afërsia me BE-në për shkak të një mjedisi të vështirë biznesi që pengon investimet.

 – Autoritetet përkatëse duhet të përmbahen nga ulja e normave tatimore, dhënia e përjashtimeve të reja tatimore ose trajtime preferenciale tatimore që mund të komplikojnë sistemin e taksave.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>