FMN jep rekomandimet e fundit: Ulni borxhin publik dhe kreditë e këqija

FMN jep rekomandimet e fundit: Ulni borxhin publik dhe kreditë e këqija

Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i drejtuar nga Anita Tuladhar, vizitoi Tiranën ditët e fundit për të rishikuar përfundimin e marrëveshjes 3-vjeçare me Shqipërinë. Në fjalën e saj, Zonja Tuladhar dha rekomandimet e fundit për institucionet shqiptare, ku më kryesoret ishin:

  • Qeveria duhet të mbajë nën kontroll borxhin publik dhe duhet të punojë më shumë për uljen e tij. Borxhi publik ka pasur rënie, por vazhdon të jetë më i lartë se 70 për qind e PBB-së.
  • Niveli i lartë i kredive me probleme dhe rënia e kërkesës së bizneseve për kredi është ende një problem i madh. Kreditë e këqija vazhdojnë të jenë në nivelin e mbi 20 për qind, ç’ka po frenon huadhënien për bizneset. Qeveria duhet të angazhohet më shumë në uljen e numrit të kredive me problem, veçanërisht duke përmirësuar ligjin e falimentimit dhe përmbaruesve privatë.
  • Në mënyrë që të përmirësohet klima e biznesit, duhet të zbatohen sa më shpejtë reforma strukturore, reforma në drejtësi, forcimi i të drejtës së pronësisë, përmirësimi i infrastrukturës dhe arsimimit, kualifikimi i krahut të punës.
  • Qeveria duhet të mbajë nën kontroll shpenzimet publike. Ato duhet të jenë sa më efikase.
  • Qeveria duhet të gjejë një zgjidhje për të mbledhur taksën mbi pronën, me bazë vlerën e tregut.

Bordi Ekzekutiv i FMN-së pritet të diskutojë në shkurt për dhënien e kësti të nëntë dhe dhjetë (rreth 72 milionë euro), të cilët janë dy këstet e fundit të marrëveshjes me Shqipërinë.

Ministri Ahmetaj tha se për një marrëveshje e dytë me FMN-në do të diskutohet pas zgjedhjeve të qershorit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>