Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2017 do të jetë 3,7 për qind.
Në raportin e përvitshëm “Panorama Ekonomike Globale – Prill 2017”, parashikimet e FMN-së për Shqipërinë nuk kanë ndryshuar nga viti i kaluar.
Për vitin 2018 dhe 2022, FMN parashikon një rritje ekonomike prej 4,1 për qind.
Parashikimet e FMN-së duken më optimiste se ato të Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore. Këto dy institucione kanë parashikuar se rritja ekonomike e Shqipërisë për vitet 2017-2018 do të jetë 3,5 për qind.
Ndërkohë parashikimet e Qeverisë Rama janë më të larta edhe se ato të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Kështu, për vitin 2017, qeveria parashikon rritje ekonomike prej 3,8 për qind, ndërsa për në vitin 2018 4,5 për qind.