FMN paralajmëron pasoja të tërmetit dhe koronavirusit në ekonomi

Nga Exit News
FMN paralajmëron pasoja të tërmetit dhe koronavirusit në ekonomi

Në raportin më të fundit për gjendjen ekonomike në Shqipëri, FMN paralajmëron se pasojat në ekonomi të tërmetit të 26 nëntorit do të jenë serioze. Si pasojë, ekonomia e vendit tani pritet të rritet më pak se parashikimi i mëparshëm prej 4 për qind. FMN nuk ka dhënë ende një parashikim të korrigjuar.

Goditja kryesore ekonomike e tërmetit do të jetë në sektorin e turizimit. Edhe pse FMN nuk jep vlerësime sa mund të jetë efekti negativ në ekonomi i rënies së turizmit, ajo shprehet se rënia e turizmit nuk do të kompensohet dot nga aktiviteti ekonomik i rindërtimit, dhe si rezultat ekonomia do rritet më ngadalë se parashikimi në vitin 2020.

FMN ka ngritur shqetësimin në lidhje me transparencën e programit të rindërtimit të qeverisë, duke këshilluar përqendrimin tek projektet me efekte të prekshme, si dhe adoptimin standardeve ndërkombëtare në prokurimin dhe zbatimin projekteve.

FMN, gjithashtu, paralajmëron efekte negative të epidemisë së koronavirusit në ekonominë e vendit, sërish me pasojat kryesore në sektorin e turizmit. Ndikimi i vërtetë mbetet për t’u parë në javët dhe muajt e ardhshëm.

Për të ulur pasojat në jetë njerëzore dhe më gjërë, FMN këshillon që shëndetësia të mbështetet me fonde të mjaftueshme për të kufizuar përhapjen dhe për të trajtuar njerëzit e prekur.

FMN ka këshilluar qeverinë të tregojë kujdes të madhe për zbatimin e programit për deklarimin vullnetar të pasurive, pasi përvoja e vendeve të tjera ka treguar se këto programe krijojnë motivim për mospagimin e taksave sepse favorizojnë ata që nuk kanë paguar taksat në të shkuarën dhe penalizuar ata që i kanë paguar.

FMN gjithashtu theksoi domosdoshmërinë e krijimit para zbatimit të këti programi të sistemeve për zbulimin e evazionit fiskal dhe ndalimin e pastrimit të parave dhe të korrupsionit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>