FMN: Shqipëria dhe Kosova të fundit në Europë për të ardhurat për frymë

FMN: Shqipëria dhe Kosova të fundit në Europë për të ardhurat për frymë

Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit në Evropë për të ardhurat për frymë, për vitin 2018.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e përvitshëm “Pasqyra Ekonomike Globale 2018” e rendit Shqipërinë të parafundit në Evropë dhe të 102-ën nga 191 shtete në botë, ndërsa Kosovën të fundit në Evropë dhe të 112-ën në botë.

Të ardhurat mesatare për frymë në Shqipëri në vitin 2018, llogariten të jenë 5261 dollarë, më pak se 30 për qind e mesatares europiane; ndërsa në Kosovë të ardhurat për frymë janë 4324 dollarë.

Në rajonin e Ballkanit, Mali i Zi ka të ardhurat më të larta, 8644 dollarë për frymë; Serbia renditet më pas me 6815 dollarë për frymë, Maqedonia me 5953 dollarë për frymë dhe Bosnje-Hercegovina me 5704 dollarë për frymë.

Ndërkohë shtetet me të ardhura më të larta për frymë në gjithë botën janë Luksemburgu me 114 mijë dollarë për frymë, Zvicra me 83 mijë dollarë dhe Norvegjia me 82 mijë dollarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>