Shqipëria ende renditet në vendet më të varfra të Europës. Sipas raportit të FMN edhe pse kanë kaluar rreth 3 dekada nga kalimi në tregun e ekonomisë së lirë, Shqipëria mbetet ende një nga vendet më të varfra të Europës.
Raporti i vitit 2019 tregon se të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë 5,732 dollarë duke u renditur në vendin e 102 në botë nga 192 shtete, në një nivel me Irakun, Paraguajin, Libanin, Libinë etj.
Në nivel rajoni, Shqipëria pasohet nga Kosova, e cila renditet e 111-ta me 4,442 dollarë për frymë. Ndërkohë Mali i Zi renditet në vend të 72 me të ardhura për frymë prej 8,703 dollarë, ose 62 për qind më të larta se të Shqipërisë.
Më pas vjen Serbia, në vend të 87 me 7,398 dollarë për frymë, Maqedonia e Veriut me 6,096 dollarë për frymë në vend të 95 dhe Bosnje Hercegovina në vend të 97.
Sipas raportit, FMN ka ulur shpresat se Shqipëria do të ketë një rritje ekonomike në muajt në vijim.