Bullgarja Kristalina Georgieva u zgjodh drejtore ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar dje. Ajo do të jetë e para grua nga një vend i Evropës Lindore që do të drejtojë këtë institucion duke nisur nga 1 tetori.
66-vjeccarja Georgieva pason Kristin Lagardin, e cila u zgjodh drejtore e Bankës Qendrore Evropiane.
Ajo ka një karrierë të pasur në drejtimin e disa institucioneve. Georgieva ka qenë drejtorja ekzekutive e Bankës Botërore që prej vitit 2017 dhe për pak kohë edhe presidente e kësaj banke. Më herët, 2010-2016 ajo ka qenë komisionere e Komisionit Evropian të drejtuar nga Barrroso dhe Junker.
Kandidatura e Georgievës u mbështet fillimisht nga presidenti Makron, më pas edhe nga BE-ja dhe SHBA-të.
Dy vjet më parë Bullgaria ishte nën një program shpëtimi financiar nën FMN, ndaj zgjedhja e saj shihet si sukses në Bullgari, po edhe si një ndryshim në politën e FMN-së, e cila ka pasur rregullisht drejtues nga Evropa perëndimore.
FMN-ja është një forum bashkëpunimi në rang global për çështje të tregtisë, stabilitetit financiar dhe kurseve të këmbimit të valutave. Ajo ka 189 vende anëtare dhe rreth 2700 punonjës. FMN ndihmon në parandalimin e krizave ekonomike dhe financon projekte zhvillimi në vendet në nevojë.
Pas zgjedhjes, Georgieva tha se ishte gati për të nisur punën. Në drejtimin e FMN-së ajo do të përballet me ngadalësimin e rritjes së ekonomisë glabale, që janë të ndikuara nga tensionet në tregti mes Kinës dhe SHBA-së, si dhe nga nivelet historike të burxheve publike. Georgieva tha se do të ketë prioritet të ndihmojë të gjitha vendet anëtare të minimizojnë rreziqet.