Fondacioni Gjirokastra fiton Çmimin Evropian për Trashëgiminë

Nga Exit News
Fondacioni Gjirokastra fiton Çmimin Evropian për Trashëgiminë

Fondacioni Gjirokastra fitoi Çmimin Evropian për Trashëgiminë, sot, 25 maj, per punën në ruajtjendhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës.

Ai u themelua në vitin 2001 për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e saj. Dhe prej asaj kohe ka zbatuar mbi 50 projekte në Gjirokastër dhe në të gjithë Shqipërinë.

Juria e Europa Nostra theksoi arritjen e lavdërueshme të Fondacionit Gjirokastra:

“Falë angazhimit të përkushtuar, 20-vjeçar të Fondacionit Gjirokastra për të shpëtuar qytetin e tyre nga prishja, ky Qytet i Trashëgimisë Botërore po shpëtohet përmes prezantimit të parimeve dhe modeleve më të mira për ruajtjen dhe trashëgiminë. Kjo punë u ndërmor në një kontekst sfidues shoqëror dhe politik dhe në frymën e praktikave të bazuara në komunitet me një qasje pjesëmarrëse”.

Qyteti i Gjirokastrës ishte në rrezik të madh; puna e këtij Fondacioni ndihmoi për të ndryshuar rrjedhën e qytetit nga kalbja drejt shpëtimit, shtoi juria.

Fondacioni ka npërgatitur dosjen për vlerësimin nga UNESCO të Qendrës Historike të Gjirokastrës, dhe më vonë për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë në Tiranë, i cili u rendit në vitin 2020.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>