Fondi Shqiptar i Zhvillimit propozon aeroport "fantazëm" në Korçë

Fondi Shqiptar i Zhvillimit propozon aeroport "fantazëm" në Korçë

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), një institucion shtetëror bordi i të cilit është plotësisht nën kontrollin e qeverisë, do të bëjë një studim fizibiliteti për ndërtimin e një aeroporti në Korçë. Për këtë, FZHZH ka hapur një tender, afati i fundit për aplikim është datë 3 mars 2017, parashikon një buxhet maksimal prej rreth 55 mijë eurosh.

Plani i Përgjithshëm Kombëtar (PPK), i cili rregullon planifikimin urban të Shqipërisë deri në vitin 2030, nuk përfshin aeroporte të tjera, përveç atyre ekzistues. Sipas prezantimit të Ministrisë së Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni:

Në rrafshin ligjor dhe teknik, dokumenti i Planit të Përgjithshëm Kombëtar “Shqipëria 2030” vendos kornizat ligjore dhe parametrat madhorë, të detyrueshëm për zbatim nga organet vendimmarrëse dhe zbatuesit deri te qytetarët. Ai gjithashtu, i jep fund njëherë e përgjithmonë zhvillimit kaotik dhe spontan, shpërdorimit të territorit dhe pasurive natyrore e turistike, të Shqipërisë sonë të bukur.

Interesant është fakt se përveç aeroportit aktual të Rinasit dhe të Kukësit, që ende nuk është vënë në përdorim, PPK përfshindhe një aeroport afër Vlorës ose Gjirokastrës për t’i ardhur në ndihmë turizmit përgjatë rivierës. Në PPK nuk përmendet ndonjë aeroport në afërsi të Korçës, siç tregohet qartë në hartën e infrastrukturës e transportit në vend.

Insfrastruktura e transportit ne jug te Shqiperise – Burimi PPK, faqe 132, harta 3.17

Ndaj natyrshëm lind pyetja: për Fondi Shqipar i Zhvillimit që ka mbështetur disa projekte me kërkesë të qeverisë, tani propozon një studim fizibiliteti për një aeroport që nuk është planifikuar në PPK? Ndoshta për këtë arsye aeroporti nuk do të ndërtohet, të paktën deri në vitin 2030. Fituesi i këtij tenderi me siguri do të na tregojë se kush përfiton nga ky aeroport “fantazëm”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>