Diplomati amerikan Adam Ereli publikoi dje në gazetën prestigjoze ndërkombëtare Forbes një analizë mbi rrezikun që paraqet qeveria shqiptare për Evropën. Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:
Një hetim i nisur pak pak kohë më parë nga prokuroria e qytetit të Durrësit në Shqipëri tregoi se kufijtë e BE-së mund të mos jenë aq të sigurta sa ne mendojmë. Sipas raporteve italiane të lajmeve, gjatë vitit të shkuar mijëra kontenjerë u eksportuan nga porti Gioa-Tauro në Itali me destinacion Maqedoninë. Nga 2600 kontenjerë që u nisën, 1132 arritën. Ndërsa kalonin tranzit nëpër Shqipëri, 1468 kontenjerë u varrosën në pesë qytete: Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Dibër.
Muajin e shkuar CNN grek citoi burime që pohuan se “1 300 kotenjerët me mbetje të rrezikshme që vinin nga Italia, hynë në territorin e Shqipërisë dhe që atëherë nuk dihet më se ku kanë përfunduar.” Sikur kjo të mos mjaftonte, mijëra qytetarë kanë dalë në shesh për të protestuar vitet e autokracisë, korrupsion dhe premtime të thyera nga qeveria e Kryeministrit Edi Rama. Zoti Rama bëri fushatë me premtimin për të bërë vendin miqësor me mjedisin dhe premtoi që Shqipëria nuk do të bëhej vendshkarkimi i mbetjeve europiane. Megjithatë në shtator 2016, qeveria e tij votoi për miratimin në parlament të një ligji për importimin dhe riciklimin e mbetjeve nga vendet perëndimore. Nën udhëheqjen e tij, Këshilli i Ministrave në vitin 2016 lejoi kalimin tranzit nëpër Shqipëri të mbetjeve të rrezikshme.
Përtej dëmit mjedisor që ka krijuar, Kryeminsitri Rama tani sundon mbi një sipërmarrje kriminale që e ka kthyer Shqipërinë në qendrën e trafikimit të drogës dhe krimit të organizuar. Sipas shefit të prokurorisë italiane kundër mafias, Gjykatësit Franko Roberti, Shqipëria e ka zgjeruar shumë prodhimin e marijuanës dhe niveli i bashkëpunimit mes krimit të organizuar shqiptar dhe mafias italiane është duke u rritur.
“Politikanët, gjykatat dhe policia po korruptohen me para droge në Itali dhe Shqipëri”, pohoi Roberti. Ambasadori Brendt Borchard i OSBE-së në Tiranë së fundmi paralajmëroi se 2 miliardë euro para droge po pastrohen në ekonominë shqiptare dhe se kokat e tregtisë së drogës po përpiqen që të sigurojnë zgjedhjen e politikanëve “të tyre”.
Shpëthimi i prodhimit të drogës dhe korrupsionit nuk do të ishte i mundur pa përfshirjen e qeverisë së tanishme shqiptare. Bosët e krimit të organziuar janë liruar nga burgjet nën drejtimin e Kryministrit Rama.
Opozita pohon se Kryeministri Rama mbështet kriminelë të njohur në zgjedhjet për kryebashkiakë dhe ka bërë marrëveshje me gjykatësit e korruptuar.
Parlamenti i Shqipërisë iu desh të kalonte një ligj për dekriminalizimin i bërë qëllimisht për të larguar kriminelët famëkeqë që PS kishte futur në parlament dhe në krye të bashkive. Këtij kokteji krimi dhe korrupsioni i shtohet fluksi i refugjatëve dhe kërcënon për destabilizim jo vetëm Shqipërinë, por edhe të Ballkanin dhe më gjerë.
Këtë përzierje toksike po e shfrytëzon një Rusi agresive dhe oportuniste e cila po përdor burimet politike, ekonomike dhe të inteligjencës për të gërryer ekonomitë e tregjeve demokratike dhe të hapura për të përçarë aleatët perëndimorë. Për shembull, Kryeminsitri Rama ka mbajtur bisedime me Kryeministrin Serb Aleksandër Vučić për një treg të përbashkët mes këtyre dy vendeve fqinje.
Si mbrojtësja më e zjarrtë dhe e palëkundur e “Evropës të tërë dhe të lirë” dhe rendit ndërkombëtar të pas Lufës së Ftohtë, Kancelarja gjermane Angela Merkel pati mundësinë t’i linte mbresa Presidentit Donald Trump për rrezikun e paraqitur nga kjo stuhi e përsosur e refugjatëve, krimit të organizuar, politikanëve të korruptuar dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Ujqërit janë para derës së saj dhe tonës, dhe ne duhet të krijojmë një front të bashkuar në luftën kundër tyre. Duhet veprimi i bashkërenduar i SHBA-ve, OSBE-së, agjencive të forcimit të ligjit dhe shoqërisë civile për të luftuar gërryerjen e vazhdueshme të institucioneve të demokracisë, sikurse shihet nga kriza e vazhdueshme politike dhe shoqërore në Shqipëri. Diçka duhet të bëhet përpara se situata të përkeqësohet.