Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) po marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe ushtarake “Defender Europe 21” të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila filloi në Shqipëri, të martën.
Kjo është hera e parë që ushtria e Kosovës merr pjesë në një stërvitje të madhe së bashku me partnerët e saj – SHBA, NATO dhe aleatët e tjerë.
“Ka shumë arsye për të qenë krenar sot, dhe më e madhja prej tyre është pjesëmarrja e Ushtrisë sonë për herë të parë në një operacion të një shkalle të tillë”, tha ish-Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Në vitin 2018, gjatë mandatit të Haradinajt në detyrë, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore për të shndërruar mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë të armatosur. Procesi i tij i transformimit pritet të zgjasë dhjetë vjet.
FSK-ja ka 2,7e47 ushtarë aktivë dhe synon të dyfishojë numrin, si dhe të sigurojë një forcë rezervë prej 3,000.
Trupat e saj aktualisht po marrin pjesë në një mision të përbashkët paqeruajtës në Kuvajt, së bashku me trupat amerikane, për herë të parë në historinë e Kosovës.