Ardian Narkaj, i shpallur në kërkim për vrasje është plagosur rëndë gjatë aksionit të forcave RENEA për arrestimin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Malësinë e Madhe ndërsa 52-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas raportimit në media, Narkaj është qëlluar nga forcat RENEA pasi gjatë aksionit për kapjen e tij ka hapur zjarr ndaj tyre.
Ai ishte në kërkim ngjarjen në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe në vitin 2008, ku mbetën të vrarë Gjergj Shota dhe Ton Ulaj.
Narkaj u dënua me 21 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë e Shkodrës dhe vendimi u la në fuqi nga Apeli por u rrëzua nga Gjykata e Lartë e cila e ktheu atë për rishqyrtim në vitin 2015.
Një vit më vonë Apeli la sërish në fuqi vendimin për dënimin e Narkajt me 21 vite burg.