Forcat Speciale rrethojnë Teatrin Kombëtar, largojnë me dhunë aktorët dhe median

Forcat Speciale rrethojnë Teatrin Kombëtar, largojnë me dhunë aktorët dhe median

Forcat Speciale dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po rrethojnë Teatrin Kombëtar dhe Pedonalen pranë tij.

Policia po largon me dhunë gazetarët dhe kameramanët nga oborri i teatrit. Po ashtu, Forcat Speciale po tentojnë të hyjnë brenda teatrit për të nxjerrë me dhunë artistët dhe qytetarët, që prej disa orës kanë pushtuar teatrin.

Ndërkohë brenda teatrit, qytetarë e artistë po përpiqen të ndalin forcat e policisë të cilët kanë filluar vetë të nxjerrin materialet nga sallat e teatrit.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) prej disa orësh ka ndërprerë energjinë elektrike në godinën e teatrit.

Ndërkohë jashtë Teatrit, policia ka goditur ish-deputeten Albana Vokshi, sekretarin e PD-së Gazmend Bardhi dhe qytetarë të tjerë që po protestojnë kundër prishjes së teatrit.

Më herët sot, policia private dhunoi dhe regjisorët Robert e Edmond Budina dhe aktivistë të tjerë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që prej 1 viti e gjysëm po proteston në mbrojtje të Teatrit dhe pronës publike, ka vendosur se nga sot e tutje do të qëndrojnë ditë e natë në mjediset e teatrit.

Pamje nga prezenca e policisë private dhe dhuna e ushtruar ndaj Robert Budinës në hyrje të Teatrit Kombëtar.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>