Formohet Task – Forca për monitorimin e fushatës zgjedhore

Formohet Task – Forca për monitorimin e fushatës zgjedhore

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për ngritjen e Task-Forcës për monitorimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 25 qershorit.

Qëllimi i saj është “marrja e masave dhe monitorimi i veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore [..] me qëllim nxitjen e paanshmërisë dhe trajtimit të barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe burimet e saj […] si dhe për mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake”.

Kjo Task – Forcë do të drejtohet nga Zëvendës Kryeministrja Ledina Mandia. Në këtë grup pune bëjnë pjesë shtatë ministri, tre Drejtori të Përgjithshme, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, si dhe një përfaqësues nga komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Prokuroria e Përgjithshme dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ministrat e përfshirë në Task-Forcë janë Ministri i Punëve të Brendshme; i Mbrojtjes; i Financave, i Arsimit dhe Sportit; i Drejtësisë; Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin; Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore.

Drejtorët e përfshirë në Task – Forcë janë drejtori i Departamentit të Administratës Publike; i Policisë së Shtetit dhe drejtori i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave.

Gjithashtu Këshilli i Ministave miratoi rregullat për pjesëmarrjen e punonjësve të administratës civile në fushatë. Sipas VKM-së punonjësit e administratës mund të marrin pjesë në aktivitete të partive politike pas orarit të punës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>