Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që përmbushin kriteret për të përfituar ‘pagën e luftës’, por që nuk e kanë marrë atë sepse punëdhënësi nuk ka aplikuar.
Çdo individ përfitues mund të plotësojë të dhënat e llogarisë bankare këtu dhe menjëherë do të kalojnë paratë.
Qytetarët mund të verifikojnë nëse janë përfitues apo jo në listën e publikuar nga DPT.
Bizneset përfituese mund të aplikonin deri në 5 qershor për pagën prej 40 mijë lekësh për punonjësit e tyre.
Qeveria ka njoftuar se do të gjobisë bizneset që nuk aplikuan brenda afatit.