
Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) dhe dy eskpertë gjermanë të mbetjeve do të zhvillojnë një diskutim të hapur për ligjin e importit të plehrave dhe ndërtimin e inceneratorëve në Shqipëri.
Dy studiuesit Lulzim Baumann dhe Stefan Schatz do të bisedojnë me aktivistë e përfaqësues të shoqërisë civile në orën 19:00, tek Komiteti-Kafe Museum.
Biseda do për përqëndrohet në vendimet e fundit të Qeverisë Rama për ndërtimin e tre inceneratorëve në Elbasan, Fier, dhe Tiranë për djegien e mbetjve.
Disa nga çështjet kryeosore që do të trajtohen nga Zoti Baumann dhe Zoti Schatz janë:
– Sa transparente dhe të konsultuara me komunitetin janë vendimet e qeverisë për ndërtimin e inceneratorëve?
– Sa të përputhshme janë këto vendime me strategjinë reale që vetë qeveria ka miratuar për menaxhimin e mbetjeve?
– Sa shanse reale ka që me djegien e plehrave Shqipëria të gjejë zgjidhjen e kërkuar për menaxhimin e mbetjeve?
– Sa e qëndrueshme është kjo zgjidhje në afatgjatë për Shqipërinë?
– Cilët janë parametrat teknike që këto inceneratorë kanë përshtatur krahasuar me standardet e BE?
– Sa është niveli i ndotjes që këto inceneratorë prodhojnë?
Lulzim Baumann dhe një grup specialistësh nga Gjermania kanë botuar dhe më herët një studim ku shpjegohej se përse miratimi i ligjit të importit të plehrave në Shqipëri do të ishte i dëmshëm për vendin.
Pikat kryesore të këtij studimi mund t’i lexoni këtu.