Forumi i Trashëgimisë kërkon transparencë për projektin e stadiumi të ri kombëtar

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore reagoi sot për deklaratat e Kryeministrit Rama, lidhur me projektin e stadiumit të ri kombëtar.

Forumi dënoi shprehjejn “qorra” përdorur nga Kryeministri Rama për ata që patën kritika për projektin e stadiumit. Në reagimin zyrtar, Forumi i kërkon kryeministrit  më shumë transparencë, pasi deri më tani projektin se ka parë askush përveç kryeministrit.

“Jemi në pritje që Bashkia e Tiranës të organizojë seancë dëgjimi dhe këshillimi rreth projektit dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit të shpjegojë se pse shteti shqiptar po heq dorë nga investimi më i rëndësishëm në 100 vjet për sportin, duke ia lënë në dorë një privati.” mbyllet deklarata e Forumit të Trashëgimisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>