Foto-lajm: Brenda Spitalit Infektiv ku trajtohen të sëmurët me Covid-19

Nga Exit News
Foto-lajm: Brenda Spitalit Infektiv ku trajtohen të sëmurët me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë vlerësoi të martën personelin shëndetësor për punën që po bëjnë në përballjen me epideminë e koronavirusit. Për herë të parë ajo shpërndau për mediat edhe pamje nga brenda Spitalit Infektiv.

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, Ministrja Ogerta Manastirliu shprehu mirënjohje për mjekët, infermjerët dhe punonjësit e shëndetësisë, të cilët, prej datës 9 mars, po rrezikojnë veten duke u përpjekur të shpëtojnë jetët e të sëmurëve me Covid-19.

“Dita Botërore e Shëndetit i gjen infermierët, mjekët, punonjësit tanë të shëndetësisë në vijën e parë të fronit me këtë armik të rrezikshëm. Një armik që me sy nuk duket por që shumëkujt në mbarë botën po ua merr njerëzit e dashur mu përpara syve. Sot, mirënjohja e të gjithëve shkon për ata që mbi përparësen e bardhë veshin çdo ditë armaturën mbrojtëse ne betejën e rradhës në emër të jetës”

Vlerësimi i ministres u shpërnda me video nga zyra e shtypit, prej së cilës Exit News ka shkëputur fotot e pavionit të infektivit, atje ku gjatë muajit të fundit janë shtruar dhjetëra pacientë të infektuar me koronavirus.

Prej 9 marsit mjediset e brendshme të Spitalit Infektiv nuk kanë qenë të lejuara për mediat.

Deri të martën, 7 prill, autoritetet shëndetësore kanë diagnostikuar 383 persona të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 131 janë shëruar dhe 22 kanë vdekur.

Spitali Infektiv, QSUT.
Mjekë të Spitalit Infektiv duke trajtuar pacientë të sëmurë me Covid-19.
Foto ilustruese, mjekë të Spitalit Infektiv.
Mjekë të Spitalit Infektiv duke trajtuar pacientë të sëmurë me Covid-19.
Mjeke e Spitalit Infektiv duke trajtuar pacientë të sëmurë me Covid-19.
Foto ilustruese, trajtim me medikament në Spitalin Infektiv.
Mjeke e Spitalit Infektiv duke trajtuar pacient të sëmurë me Covid-19.
Mjek i Spitalit Infektiv duke trajtuar pacientë të sëmurë me Covid-19.
Mjekë të Spitalit Infektiv duke trajtuar pacientë të sëmurë me Covid-19.
Mjek i Spitalit Infektiv duke trajtuar pacient të sëmurë me Covid-19.
Pacient me Covid-19 në Spitalin Infektiv.
Mjek i Spitalit Infektiv duke trajtuar pacient të sëmurë me Covid-19.
Mjekë të Spitalit Infektiv duke trajtuar pacientë të sëmurë me Covid-19.
Mjekë të Spitalit Infektiv duke trajtuar pacientë të sëmurë me Covid-19.
Foto ilustruese, Spitalit Infektiv.
Foto ilustruese, Spitali Infektiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>