
Në prag të 20 vjetorit të themelimit, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Tiranë ka rikonceptuar imazhin e saj.
Ky përditësim i identitetit simbolizon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe përparimin në këto dy dekada të rolit të Dhomës Amerikane në Shqipëri.
Frymëzuar nga lidhja e fortë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, imazhi i ri vizual i AmCham shkrin në një element të vetëm, simbolet përfaqësues të të dy vendeve – ngjyrën e kuqe dhe blu, të flamurit Amerikan dhe shqiponjën dykrenare, simbol i flamurit Shqiptar.
Identiteti i ri është pjesë e Planit Strategjik të AmCham 2019 – 2020, i cili parashikon rritjen e efektivitetit të aktiviteteve të Dhomës dhe ndikimin në përmirësimin e legjislacionit dhe klimës së biznesit në vend.