FOTO/ Policia shpërndan protestuesit pas dorëheqjes së Lleshajt

FOTO/ Policia shpërndan protestuesit pas dorëheqjes së Lleshajt

Policia shpërndau protestuesit me gaz lotsjelles dhe spraj djegës pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Dita e dytë e protestës për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha është shoqëruar me tensione të forta. Protestuesit u përplasën me policinë.

Ata janë shpërndarë në disa zona të kryeqytetit pas hedhjes së gazit lotsjellës, por kjo nuk i ka ndalur.

Situata është tensionuar dhe disa protestues kanë goditur godinën e muzeut Kombëtar.

Po ashtu janë thyer xhamat në selinë e Partisë Socialiste. Kjo ka sjellë dhe reagimin e numrit dy të PS Taulant Balla.

Ai e ka cilësuar si vepër të opozitës. Balla i ka bërë thirrje kreut të PD Lulzim Basha të distancohet nga dhuna.

Se bën dot, s’ke faj! Sepse je ti pjesë e organizimit të dhunës bashkë me Monikën e me Ilirin”, ka shkruar Balla.

Protesta nuk u ndal sot pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Ata u shpërndanë në disa zona të kryeqytetit. Për disa orë policia shoqëroi disa prej tyre.

Vrasja e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një punonjës policie ka ngjallur një valë protestash jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera.

Kryeministri Rama e cilësoi sot aktin e policit si “të pashpjegueshëm” por dënoi gjithashtu edhe protestuesit që u përplasën mbrëmjen e së mërkurës me policinë.

LEXO  Avokati i Popullit raport për protestën, 57 të mitur të shoqëruar, disa nën 14 vjeç

Ata kanë lëshuar sot kore “Rama ik!” dhe “poshtë diktatura” teksa lëviznin në pika të ndryshme të Tiranës.

bunkarti
bunkarti
Screenshot
Screenshot
PS
PS

Lajme te ngjashme