![Protesta ne Teatrin Kombetar te Kosoves FOTO: Shoqëria civile në Kosovë proteston për shembjen e Teatrit Kombëtar të Tiranës](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/05/WhatsApp-Image-2020-05-17-at-18.55.13-1-1.jpeg)
“Teatri është gracka, ku diktatori kapet si laraska”. – Kështu lexon pankarta e një nga protestuesve të mbledhur në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në solidaritet me protestat në Tiranë.
Dhjetëra qytetarë të Prishtinës u mblodhën në orën 17:00 në protestën e paralajmëruar nga artistët.
Me shprehjen “Unë jam Teatri” protestuesit mbështën përpjekjet tre vjeçare të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe “shprehën indinjatën e tyre për arrogancën e pashoqe dhe kundërshtimin për veprimin e Qeverisë shqiptare dhe Bashkisë Tiranë.”
Më herët Teatri Kombëtar i Kosovës vendosi të anulojë shfaqjen “Skënderbeu ose dashuri dhe liri” në shenjë zie për shembjen e Teatrit Kombëtar të Tiranës.