Fotoreporteri i agjencisë Reuters, Danish Siddiqui është vrarë në Afganistan gjatë përplasje midis forcave ushtrisë afgane dhe luftëtarëve talebanë.
Sipas Reuters, Saddiqui ndodhej në një autokolonë të forcave afgane e cila ra në një pritë të militantëve talebanë pranë kufirit me Pakistanin.
Në vitin 2018, ai fitoi çmimin Pulitzer në fotografi. Ai e fitoi atë së bashku me kolegun Adnan Abidi dhe pesë të tjerë për punën e tyre që dokumentonin dhunën me të cilën përballej pakica Rohingya në Myanmar.
Fotoreporter i Reuters që nga viti 2010, Siddiqui mbuloi kryesisht luftërat në Afganistan dhe Irak, krizën e refugjatëve Rohingya, protestat e Hong Kongut dhe tërmetet në Nepal.
Kohët e fundit, fotot e tij të funeraleve masive të mbajtura në kulmin e valës së dytë shkatërruese të COVID-19 në Indi u bënë virale dhe janë botuar në të gjithë botën.
Tridhjetë e tre gazetarë u vranë në Afganistan midis 2018 dhe 2021, thanë Kombet e Bashkuara në një raport të këtij viti.
Dhjetë gazetarë u vranë më 30 Prill 2018, duke përfshirë nëntë reporterë dhe fotografë që vdiqën në një sulm kamikaz me bombë në Kabul dhe një gazetar që punonte për shërbimin në gjuhën Afgane të BBC i cili u qëllua në qytetin lindor të Khost.