Franca akuza Mbretërisë së Bashkuar se po bën presion mbi eksportin e vaksinave

Nga Exit News
Franca akuza Mbretërisë së Bashkuar se po bën presion mbi eksportin e vaksinave

Franca akuzoi të premten Mbretërinë e Bashkuar se po ushtron bën shantazh mbi eksportin e vaksinave.

Akuza e Francës vjen në një moment që ka tensione të vazhdueshme në zinxhirët e furnizimit.

Ministri i Jashtëm i Francës Jean-Yves Le Drian u pyet nëse BE ishte “mashtruar” ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka siguruar miliona doza.

“Ne duhet të ndërtojmë një marrëdhënie bashkëpunimi, por jo në këtë mënyrë” i tha ai radios France Info.

Franca i bëri thirrje BE-së që të kontrollojë në mënyrë më të ashpër eksportet.

Në të gjithë bllokun e BE ka një shpërndarje të ngadaltë të vaksinave. Më herët BE pati një përplasje me AstraZeneca mbi këtë.

BE pret të marrë rreth 30 milionë doza AstraZeneca deri në fund të marsit, më pak se një e treta e asaj që shpresonte. Procesi i vaksinimit në Britani ka qenë deri më tani më i suksesshëm se në 27 vendet anëtare të BE.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>