
Më shumë se 10 milion njerëz janë vaksinuar me një dozë kundër COVID-19 në Francë sipas Reuters.
Synimin i qeverisë për këtë shifër është arritur një javë para afatit, tha të enjten Kryeministri Jean Castex teksa vizitoi një qendër vaksinimi.
Franca shpreson fushata e saj e vaksinimit së bashku me një bllokim njëmujor në të gjithë vendin, prej fundjavës së kaluar, do ta ndihmojë të kontrollojë valën e fundit të infektimit.