Franca dënon masat e Anglisë për udhëtarët francez

Franca dënon masat e Anglisë për udhëtarët francez

Franca e ka konsideruar diskriminues vendimin e Anglisë për të mbajtur karantinën për udhëtarët që vijnë nga ky vend, dhe jo për ata që vijnë nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

“Është e tepërt dhe është sinqerisht e pakuptueshme nga pikëpamja shëndetësore … Nuk bazohet në shkencë dhe është diskriminuese ndaj francezëve,” citohet nga Reuters ministri francez i Evropës, Clement Beaune.

Anglia deklaroi se do të lejojë udhëtimin, pa karantinë, të udhëtrëve plotësisht të vaksinuar nga BE-ja dhe SHBA-ja, por do të rishikonte javën e ardhshme masat në lidhje me Francën.

“Shpresoj se do të rishikohet sa më shpejt që të jetë e mundur, është thjesht sens i shëndoshë,” shtoi Baune.

Ai tha se Franca nuk po planifikonte të përgjigjej me masa të ngjashme “tani për tani”.

Qeveria britanike i ka justifikuar rregullat për udhëtarët nga Franca me praninë e variantit Beta, por zyrtarët francezë shpjeguan se rastet e fundit të identifikuara janë gjurmuar nga ishulli La Reunion në Oqeanin Indian.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme