Franca dhe Hollanda, qendrim të përbashkët për negociatat—ende kundër hapjes

Franca dhe Hollanda, qendrim të përbashkët për negociatat—ende kundër hapjes

Hollanda dhe Franca kanë koordinuar qendrimet e tyre mbi hapjen e negocatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do të dalin e një qendrim të përbashkët.

Këtë fakt e bëri të ditur për Exit.al një burim hollandez me dijeni për këtë çështje.

Ndonëse nuk është bërë ende publike, dy vendet kanë propozuar ndalimin e zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian deri sa Komisioni Evropian të rishikojë politikat e tij të zgjerimit dhe të bëjë një vlerësim kritik të procesit të zgjerimit gjatë viteve të fundit.

Franca dhe Hollanda duan një reformë të politikës së BE-së mbi zgjerimin, në mënyrë që ajo t’i përshtatet më mirë qëllimit të integrimit në BE dhe të sigurojë qartësi më të madhe në lidhje me rezultatet që duhet të arrihen dhe monitorimin e tyre.

Qendrimi i përbashkët i dy vendeve në lidhje me negociatat reflekton qendrimet e qeverive perkatëse—skepticizmin e Hollandës ndaj zgjerimit të mëtejshëm pa përparime të mjaftueshme, në veçanti në Shqipëri, dhe ambicjes së Presidentit francez Macron për të reformuar Bashkimin Evropian.

Sot, në Bruksel do të mblidhen ambasadorët që pëfaqësojnë vendet anëtarre për t’u pëpjekur sërish për të arritur kompromis në lidhje me negociatat me vendet kandidate.

Mbetet për t’u parë nëse pëfaqësuesit e Francës dhe të Hollandës do të tëhiqen dhe pranojnë kompromisin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të cilin kanë rënë dakord të gjitha vendet e tjera anëtare, përfshi Gjermaninë.

Javën e ardhshme, më 15 tetor, në Bruksel do të takohen ministrat e jashtëm të BE-së, të cilët praktikisht do të vendosin qendrimin përfundimtar të BE-së në lidhje me këtë çështje, i cili do të zyrtarizohet të nesërmen gjatë Këshillit Evropian, mbledhjes së drejtuesve të qeverive të vendeve anëtare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>