Franca do të dhurojë 500 mijë doza drejt vendeve të varfra, raporton Politico.eu.
Dërgesa e tyre do të bëhet nga mesi i qershorit.
Më herët Franca i kërkoi vendeve të G7 të jepnin 3 deri 5 përqind të vaksinave ndaj vendeve të varfra.
Propozimi i Francës erdji teksa udhëheqësit e G7 u përballën me akuza se ata kanë porositur kolektivisht më shumë se 1.5 miliardë vaksina mbi shumën që kërkojnë popullatat e tyre. Po ashtu kritikohen se rusët dhe kinezët janë para tyre, të cilët tashmë po ofrojnë vaksina direkt në vendet e varfra ndërsa perëndimi i pasur ruan një tepricë e madhe.
Iniciativa e Macron pranon perceptimin se perëndimi po injoron gjendjen e të varfërve, kur në fakt po financon një plan kompleks për të siguruar vaksina.
Shumë prej vaksinave që sistemi ndërkombëtar po financon ende nuk kanë përmbushur miratimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe mund të mos jenë të përshtatshme për shpërndarje në zonat e largëta rurale.