Franca do te bëjë të detyrueshme vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor

Nga Exit News
Franca do te bëjë të detyrueshme vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor

Qeveria franceze lajmëroi se do ta bëjë te detyrueshme vaksinimin kundër COVID-19 për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe profesionistë të tjerë këtë javë, raporton EURACTIV France.

Propozimi u mbështet nga Këshilli Shkencor francez në fillim të qershorit pas një Këshilli të Orientimit të Strategjisë së Vaksinave, duke kërkuar miratimin e shpejtë të “masave ligjore dhe legjislative” .

Objektivi i qeverisë për të vaksinuar “të paktën 80%” të punonjësve të kujdesit shëndetësor deri në shtator nuk u arrit, pasi aktualisht “vetëm 55% e profesionistëve” që punojnë në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dhe njësitë e kujdesit afatgjatë ” kanë marrë të paktën një dozë ”, tha Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran.

60% të të rriturve francezë që kanë marrë tashmë një dozë dhe më pak se 60% të kujdestarëve që punojnë në shtëpitë e të moshuarve”, tha Véran për median franceze, BFM-TV-RMC .

“Në sektorin privat, ne kemi 85% të personave të vaksinuar, në shtëpinë e të moshuarve, kemi 50%”, shtoi ministri.

Mbulimi i ulët i vaksinimit midis profesionistëve në shtëpitë e të moshuarve “mund të ketë favorizuar futjen dhe qarkullimin e virusit në shtëpitë e të moshuarve”, sipas një studimi mbi ndikimin e vaksinimit tek njerëzit e moshës 75 vjeç e lart, botuar të enjten nga agjencia shëndetësore franceze, Santé Publique France.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>