Franca do të vaksinojë falas njerëzit në nevojë

Nga Exit News
Franca do të vaksinojë falas njerëzit në nevojë

Franca do të vaksinojë falas të gjithë qytetarët në skemën e ndihmës sociale. Qeveria ka parashikuar, sipas The Guardian, 1,5 miliardë euro për të mbuluar shpenzimet.

Fushata e vaksinimit në Francë do të nisë në javët e ardhshme, pas miratimit të vaksinës nga BE.

Franca ka porositur 200 milionë doza të vaksinës nga kompani të ndryshme, mjaftueshëm për të vaksinuar popullsinë prej 100 milionë banorësh të Francës.

Sipas një sondazhi të Ipsos, 59% e francezëve do të vaksinohen, në krahasim me 69% në SHBA dhe 85% në Britani.

Franca ka regjistruar 10 mijë raste të reja në ditë gjatë javëve të fundit.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme