Franca, drejt masave të reja anti-COVID

Franca, drejt masave të reja anti-COVID

Pas Rivierës Franceze, qeveria franceze po përgatitet sot që të marrë masa të reja për pjesën e veriut të vendit, ku po vërehet një shpërthim i ri epidemisë COVID-19 për shkak të variantit anglez.

“Me qëllim rajonalizimin e përgjigjes ndaj krizës shëndetësore, qeveria po konsideron masa  frenueseshtesë, pas këshillimit me zyrtarë të zgjedhur të qytetin verior”, njoftoi zyra e kryeministrit Jean Castex

I ndodhur në bregdetin verior, përballë Anglisë dhe jo shumë larg kufirit belg, Dunkirk është përballur me një shpërthim epidemie për më shumë se dhjetë ditë, që i atribuohet pranisë më të fortë të variantit britanik, që është më ngjitës, raporton ATSh.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran, pritet të marrë një vendim mbi masat e reja të mërkurën.

Rritja arriti kulmin dje me 900 raste për 100 000 banorë gjatë shtatë ditëve të fundit, më shumë se katër herë mesatarja e vendit (201).

Të hënën, u vendos bllokimi total për dy fundjavat e ardhshme të një pjese të Côte d’Azur, në juglindje të vendit, ku vetëm daljet njëorëshe do të lejohen në një rreze prej 5 km. Daljet do të kushtëzohen nga pasja e një vërtetimi për të shkuar te mjeku, për t’u marrë me sport ose për të bërë një shëtitje.

Në mbarë vendin, numri i njerëzve që po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv në Francë për Covid-19 arriti në 3,407 të hënën, duke tejkaluar 3,400 për herë të parë që nga 3 dhjetori, ndërsa rritja mesatare e rasteve të reja arriti kulmin pas 17 ditësh.

Ndryshe nga disa nga fqinjët e saj, Franca i ka rezistuar një bllokimi të ri për të kontrolluar variantet më ngjitëse, duke shpresuar se kufizimet e orarit në vend që prej 15 dhjetorit mund të frenonin pandeminë.

Gjatë fundjavës, Véran tha se tendenca e infektimeve ishte përkeqësuar në të gjithë vendin ditët e fundit.

Shumtorja kumulative e rasteve, raporton France24, u rrit në 3.61 milion në Francë, numri i gjashtë më i lartë në botë.

Numri i njerëzve që kanë vdekur nga Covid-19 ka arritur në 85,000, numri i shtatë më i lartë i të vdekurve në mbarë botën.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>