Franca e Anglia riatdhesojnë 112 azilkërkues

Nga Exit News
Franca e Anglia riatdhesojnë 112 azilkërkues

112 qytetarë shqiptarë janë riatdhesuar nga Franca dhe Anglia. Ata u kthyen me dy avionë të veçantë në Aeroportin e Rinasit.

“Në vijim të operacioneve të riatdhesimit, gjatë dy javë të fundit, nga Franca dhe Anglia janë realizuar 4 operacione riatdhesimi të shtetasve shqiptarë, me 2 avionë të posaçëm nga Franca dhe 2 Anglia.

Në total janë riatdhesuar 112 shtetas që kishin kërkuar azil abuziv në këto vende.”

Shqipëria, që prej 2016 renditet ndër vendet e para për numrin e emigrantëve të paligjshëm dhe azilkërkuesve të pabazë.

Edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian mbi vlerësimin e përmbushjeve të kushteve nga Shqipëria për lëvizjen pa viza në zonën shengen, i kërkohet qeverisë të “adresojë problemet me emigracionin e paligjshëm dhe azilkërkuesit e pabazë, përfshirë identifikimin dhe adresimin e arsyeve pse ndodh kjo”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>