![Screen Shot at AM Franca feston festën kombëtare, pavarësisht rritjes së infektimeve me Covid-19](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/07/Screen-Shot-2021-07-14-at-11.31.00-AM.png)
Më 14 korrik festohet festa kombëtare e Francëz, Dita e Bastiljes. Në rrugët e Parisit do të parakalojnë mijëra trupa ushtarakë dhe 73 avionë luftarakë, helikopterë mjekësorë dhe aeroplanë të tjerë do të përshkojnë qiejt e Parisit.
Pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve me mutacionin Delta, qeveria vendosi të shkojë përpara me paradën në Champs-slysées si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për t’u kthyer në aktivitetin para-pandemik, njoftoi France 24.
Numri i spektatorëve është i kufizuar dhe secili spektator duhet të tregojë lejen shëndetësorë që vërteton se janë vaksinuar plotësisht, janë shëruar nga Covid-19 kohët e fundit ose një test negativ të Covid-19.
Kufizime të ngjashme do të jenë në fuqi edhe për ata që mblidhen për të parë një shfaqje fishekzjarresh në Kullën Eiffel.
Parada e vitit të kaluar u anulua dhe u zëvendësua nga një ceremoni statike për të nderuar punëtorët e kujdesit shëndetësor që vdiqën nga Covid-19.